Aktualitet

NJOFTIMI! Qeveria: 4 fundjavat kur do të bëhet zëvendësimi i ditëve të humbura të mësimit

31 Mars 2022, 15:18 Nga DOSJA
NJOFTIMI! Qeveria: 4 fundjavat kur do të bëhet zëvendësimi i

TIRANË– Sot, Ministria e Arsimit ka bërë publike datat në të cilat do të zëvendësohen katër ditë të humbura mësimi përgjatë këtij viti shkollor. Ministria ka propozuar për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit janë 2 prilli, 30 prilli, 14 maji dhe 28 maji. Kjo sepse mbylli për 3 ditë shkollat për shkak të motit të keq në janar, po ashtu u bë edhe e hëna e 21 marsit, përpos 22 marsit që ishte në kalendarin e festave zyrtare ditë pushimi për shkak të Festës së Sulltan Novruzit. Ndaj këto ditë do të zëvëndësohen për tre të shtunat e ardhshme.

NJOFTIMI I PLOTË NGA QEVERIA:

Bashkëlidhur gjeni shkresën e DPAP-së me nr.494 prot., dhe shkresën e MAS me nr. 1989/1 prot., ku miratohen datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit në institucionet arsimore parauniversitare.

Datat janë: 02.04.2022

30.04.2022

14.05.2022

28.05.2022

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll