Aktualitet

Mbledhja e KLP, zgjidhet me 6 vota pro zvendëskryetari i ri, pozicionin e merr Bazaj

31 Mars 2022, 16:02 Nga DOSJA
Mbledhja e KLP, zgjidhet me 6 vota pro zvendëskryetari i ri, pozicionin e

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës. Seanca është mbajtur në sallën e mbledhjeve të Këshillit dhe në prani të 9 anëtarëve. Nën drejtimin e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, mbledhja ka nisur me zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për këtë pozicion, Tartar Bazaj, ishte anëtari i vetëm që kishte shprehur interesin për kandidim. Ndërkohë, duke argumentuar në respekt të barazisë gjinore dhe kontributit të saj në Këshill, Sokol Stojani propozoi Nurihan Seiti, si një kandidaturë potenciale për t’ju bashkuar garës për Zëvendëskryetar.

Pasi u njoh me kërkesën e Bazaj dhe miratimin e kandidimit nga znj. Seiti, Këshilli vendosi me shumicë votash (6 vota pro) , zgjedhjen e Tartar Bazaj, si Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Më pas seanca ka vijuar me trajtimin e pikave të tjera të rendit të ditës, duke miratuar me 8 vota pro, projektaktin për “Një ndryshim në Vendimin Nr. 207, datë 18.06.2021 të KLP-së “Për përbërjen e komisioneve të përhershëm dhe anëtarët zëvendësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ”, me ndryshimet si vijon; – Kryetari i Këshillit Alfred Balla zëvendëson Bujar Sheshi, si kryetar në Komisionin e Zhvillimit të Karrierës. – Anëtari i Këshillit Tartar Bazaj zëvendëson ish anëtarin Sandër Beci, si kryetar në Komisionin e Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit.

Ndërkohë, me shtatë (7) vota pro dhe në mungesë të Bazajt dhe Seitit, është miratuar projektakti për ‘Miratimin e komenteve të raportit të vlerësimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për provimin e pranimit në formimin fillestar, për vitin akademik 2022 -2023, profili prokuror, të Shkollës së Magjistraturës’. Këshilli ka vijuar më pas me miratimin unanim të projektaktit për vlerësimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Durim Bedini, kandidat për pozicionin e drejtuesit të prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, si dhe me 8 vota pro dhe në mungesë të z. Stojani, miratimin e raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit, Hysen Ajasllari.

Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me 8 vota pro, vendosi të përfundojë procedurën e transferimit me pëlqim dhe vijimin e procedurës së transferimit të përkohshëm pa pëlqim, për plotësimin e një vakance të përkohshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Në përfundim, sërish me 8 vota pro, Këshilli, miratoi edhe vendimin për mbylljen e procedurës së ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alfred balla klp sandër beci tartar bazaj alfred balla klp sandër beci tartar bazaj

Sondazh

Poll