Aktualitet

Dosjet e zhdukura nga Kadastra Durrës, Yuri Kim: Presim hapa konkretë! Gjeni përgjegjësit

31 Mars 2022, 14:44 Nga DOSJA
Dosjet e zhdukura nga Kadastra Durrës, Yuri Kim: Presim hapa konkretë!

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar ashpër duke kërkuar vendosjen para drejtësisë së përgjegjësve të autorëve që zhdukën dokumentat nga Kadastra e Durrësit. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, Yuri Kim shkruan se e vlerëson raportimin e sinqertë, por duhet që të ndërmerren hapa konktetë për të zgjidhur mangësitë e krijuara në dokumenta dhe për të zbardhur krimet që mund të jenë kryer me përvetësimin e pronave publike.

“Mirëpresim raportin e sinqertë të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës. Ne presim hapa konkretë për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe gjetkë në Shqipëri. Hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA. Ata gjithashtu do të bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në BE,”-shkruan ambasadorja Kim.

Dje, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame deklaroi se drejtoria e Durrësit ka ngritur një grup pune për të bërë inventarizimin e dokumentave në hipotekë, duke bërë me dije se deklaroi se mungojnë disa faqe dhe në këtë mënyrë regjistri ndryshon. 

‘Këto faqe edhe kur i kanë grisur i kanë grisur pa kujdes. I ka mbetur vetëm rrënja e faqes që është grisur.Janë edhe 1548 faqe bosh, janë brenda regjistrit. Mjaft më me këtë histori dhe këtë situatë’– tha Lame ndërsa shtoi se kushdo që ka fuqi të shkojë të ankohet te kryeministri që t’i ndryshojë. Ndërkohë që deri më tani kreu i qeverisë duket se ka “qepur” gojën duke mos dhënë asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen, ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, paralajmëroi një aksion të madh nga anti-korrupsioni lidhur me gjithë dosjet e zonave bregdetare. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike artan lame dosjet e zhdukura nga kadastra durres yuri kim artan lame dosjet e zhdukura nga kadastra durres yuri kim

Sondazh

Poll