Aktualitet

Bujqësia plehëron më pak, fermerët: Çmimet janë shumë të larta

31 Mars 2022, 15:34 Nga DOSJA
Bujqësia plehëron më pak, fermerët: Çmimet janë

LUSHNJE- Të mbjellat e këtij sezoni në Myzeqe nuk po marrin shërbimin e duhur të plehërimit. Sipas fermerëve, çmimet e inputeve bujqësore janë të papërballueshme.

Ismet Prodani nga Dushku i Lushnjes tregon se nga dy sasi plehu qe duhet t’i kishte hedhur deri tani tokës e ka plehëruar vetëm një herë, pasi çmimi i dap-it ka shkuar në 13 mijë lekë.

Edhe Besnik Xharaj nga Ferrasi i Divjakës thotë se nuk ka përdorur pleh këtë vit.

Besnik Xharraj: Jam i pafuqishëm dhe nëse do te jete e njëjta situate dhe vitin tjetër nuk do te mbjell asnjë sipërfaqe. Jo vetëm toka, por dhe serat nuk po plehërohen më.

Fermerët e Myzeqesë thonë se nga hambari i dikurshëm i Shqipërisë këtë vit pritet prodhimi më i dobët si ne drithëra ashtu dhe ne produkte te tjera bujqësore. Vitin tjetër si rrjedhojë do ketë më shumë toka djerre.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet besnik xharaj ismet prodani besnik xharaj ismet prodani

Sondazh

Poll