Aktualitet

Mblidhet grupi i PD, debate mes Berishës e Alibeajt, mungon Basha

31 Mars 2022, 06:44 Nga DOSJA
Mblidhet grupi i PD, debate mes Berishës e Alibeajt, mungon Basha

TIRANË– Kreu i Komanduar i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot mbledhjen e parë me grupin parlamentar të PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. E gjithë mbledhja që zgjati më shumë se një orë u shoqërua me debate të forta mes Alibeajt e liderit historik të Partisë Demokratike Sali Berisha, në mungesë të Bashës që zgjodhi të mos ishte prezent. Kreu i komanduar u shpreh se Berisha nuk duhet të ishte në mbledhje pasi është non-grata, ndërsa ish-kryeministri tha se të gjithë tashmë duhet të pranojnë realitetin që Gjykata i ka dhënë të drejtë Komisionit të Rithemelimit dhe tashmë ai do të jetë prezent në mbledhje.

Mes tyre ndërhyri dhe deputeti Ervin Salianji, i cili u shpreh se do të largohej nga salla nëse do të kishte përplasje të tjera. Përpara mediave, në fund të mbledhjes, Alibeaj këmbënguli në largimin e Berishës njësoj si Basha, jo si kusht, por si nevojë të ringjalljes së PD-së. Pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj e konsideroi një pushtim. Ai tha se gjuha linçuese e proceset që zhvillohen paralelisht nuk e çojnë partinë drejt bashkimit, por e ndajnë atë.

Deklaratën e Alibeajt, Berisha e konsideroi një gabim pasi tha se s’mund të krahasosh një fitues e një humbës. I pyetur se në cilën zyrë do të instalohet, Berisha tha se do jetë në një çfarëdo e jo domosdoshmërisht e kryetarit pasi tani partia nuk e ka një të tillë. Përsa i përket punimeve në seli, ish-kryeministri tha se nuk e ka idenë se nga ku burojnë paratë, por që do të pyesë dhe për diçka të tillë.

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mbledhja e PD me dyer të mbylllura! Ndërhyrja e Salianjit: Nëse vijoni kështu çohem dhe iki

Vendimi i Gjykatës për Rithemelimin, PD: S’është i formës së prerë, veprojnë kundër ligjit

VIDEO- Me çfarë lekësh rregullohen zyrat? Berisha: S’e kam idenë, do kërkoj transparencë

FT/Berisha përcillet me dy gishta lart!Deputetët e PD të buzëqeshur,Vokshi vijon diskutimin

VD-Baçi i ndërhyn Alibeajt para kamerave: Veç Bardhi të mbështet (Reagimi i të komanduarit)

Debate në mbledhjen e parë! Grupi parlamentar i Partisë Demokratike mblidhet sërish sot

Berisha futet brenda selisë së PD, takon rojen: Pëllumb si je, mirë? Gëzohem shumë

VD-Në zyrën e kryetarit? Berisha tregon ku do të instalohet në selinë blu

VD-“Të ikë si Basha”, Berisha për Alibeajn: Gabim, më krahason me humbësin…

DEBATET! Alibeaj: Ke betejë me Blinken, s’na shërben. Berisha: Jam më i votuari në rajon

VIDEO-Mbledhja në PD, Alibeaj para mediave: Berisha të ikë si Basha! Sot pushtoi selinë

Përveç Bashës! LISTA, deputetët e PD-së që mungojnë në mbledhje

DETAJET brenda mbledhjes së PD! Zbulohet slogani i ri: Më të bashkuar, më të fortë…

Mbledhja e PD! PËRPLASJET, Alibeaj: Je i paftuar, s’je në grup. Berisha: Pranoni realitetin

FOTOT nga mbledhja! Në krye qëndron Alibeaj, Berishën e ul në krahun e djathtë

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj pd mbledh grupin 31 mars 2022 enkelejd alibeaj pd mbledh grupin 31 mars 2022

Sondazh

Poll