Aktualitet

Top Story nuk shfaqet më në TCH, stafi: Ishim nën presionin e censurës dhe heqjes së emrit

31 Mars 2022, 15:55 Nga DOSJA
Top Story nuk shfaqet më në TCH, stafi: Ishim nën presionin e

TIRANE- Emisioni investigativ “Top Story” nuk do të shfaqet më në Top Channel. Pasi gati 3 vitesh transmetim të një cikli dokumentarësh investigativ, Top Story njofton përmes rrjeteve sociale se nuk do të transmetohen më në Top Channel për shkak të anulimit të emisionit të fundit. “Oligarkët e Rilindjes Urbane” ishte parashikuar të ishte në transmetim të mërkurën, por planet kanë ndryshuar. Stafi njofton se janë ndjerë në presion përgjatë muajve të fundit nga drejtuesit e televizionit, pas largimit të autorit dhe më pas në censurimin edhe të emrit të emisionit. “E sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, sëfundmi Top Story do t’i hiqej edhe emri i programit, për shkak se do ti jepej një emisioni politik, i diskutueshëm për pozicionimin pro qeverisë.”,-thuhet në reagim, pa zbuluar se kush do të jetë emisioni i ri që do të shfaqet në Televizionin Kombëtar.

REAGIMI I PLOTE: 

Top Channel mbyll Top Story!
Me keqardhje njoftojmë publikun, se emisionit investigativ #TopStory, i duhet të ndërpresë transmetimin në televizionin kombëtar Top Channel.
Ditën e djeshme, e mërkurë 30 mars 2022, në mënyrë të pashpjegueshme, është njoftuar stafi për anulimin e emisionit me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që ishte transmetuar në Top Channel.
Ky #investigim nxirrte në pah problemet, abuzimet dhe korrupsionin në ndërtimin e qendrave të qyteteve në 8 vitet e fundit.
Në fakt prej disa muajsh, stafi i Top Story është ndjerë nën presion nga drejtuesit, duke nisur që në mënyrën e trajtimit të temave, largimin nga detyra të autorit të emisionit, ndëhyrjet në linjën editoriale, e deri në censurimin e emrit të emisionit.
Duhet theksuar se Top Story është vlerësuar me 4 #çmime ndërkombëtare, dy prej të cilëve nga Bashkimi Europian dhe dy të tjerë nga OSBE.
Top Story nisi transmetimin në 19 Shtator 2018, me një ekip gazetarësh profesionistë, të cilët e tejkalonin informacionin bazë të raportimit.
Ky ekip ka realizuar mbi 100 #dokumentarë duke denoncuar afera të të gjitha llojeve nga konçesionet, kompanitë e mëdha, oligarkë, e deri në nivele zyrtarësh të lartë politikë apo drejtësie që cenojnë interesin publik.
Prej 12 muajsh, Top Story gjithashtu kishte fituar një grant mbështetës nga #BashkimiEuropian, me vlerë 165 mijë euro, për të mbështetur pavarësinë editorial të këtij emisioni investigativ. Edhe programi i patransmetuar ditën e djeshme “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, ishte pjesë e financimit te Bashkimit Europian.
E sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, sëfundmi Top Story do t’i hiqej edhe emri i programit, për shkak se do ti jepej një emisioni politik, i diskutueshëm për pozicionimin pro qeverisë.
Në respekt të publikut, stafi i Top Story ju njofton se do të transmetojë të gjitha temat e papublikuara ose të censuruara, në një kanal tjetër komunikimi.
Shihemi së shpejti,
Stafi i Top Story!

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore top channel top story top channel top story

Sondazh

Poll