Aktualitet

Stuhi të forta ere, dy të plagosur në gjendje të rëndë në Kuçovë, Vlora mbetet pa drita

31 Mars 2022, 14:02 Nga DOSJA
Stuhi të forta ere, dy të plagosur në gjendje të

VLORË- Stuhi të forta ere kanë përfshirë një pjesë të vendit tonë duke shënuar dhe incidentet e para në Kuçovë ku si pasjë janv plagosur dy persona.

Në qytet janë regjistruar 2 ngjarje të rënda aksidentale ku një 26-vjeçar ka rënë nga soleta e shtëpisë së një të afërmi të tij ku po montonte një panel diellor. 26-vjeçari është identifikuar si Majkëll Tapi nga Kuçova ka pësuar fraktura të shumta dhe shembje në të gjithë trupin.

Ndërkohë në afërsi të Spitalit të Kuçovës ku si pasojë e erërave të forta një depozitë uji është shkëputur nga çatija dhe ka rënë sipër një vajze 17-vjeçare që po kalonte rastësisht. Vajza me inicialet S.K, është ndihmuar nga kalimtarët e rastit dhe është dërguar në spital .Ajo është jashtë rrezikut për jetën edhe pse me fraktura dhe plagë të shumta.

Ndërkohë stuhia ka përfshirë edhe qytetin e Vlorës duke thyer degë pemësh, shkulur tabela, tavolina lokalesh të kthyera përmby dhe kosha mbeturinash në rrugë.

Erërat e forta në Vlorë kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të qytetit dhe rrethinat.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet majkell vrapi moti i keq ne vlore stuhi ne kucove vlora pa drita majkell vrapi moti i keq ne vlore stuhi ne kucove vlora pa drita

Sondazh

Poll