Aktualitet

Nëna monstër, si helmoi 3 vajzat e saj me ketaminë!Tentativa e 9-vjeçares për ndihmë

31 Mars 2022, 06:10 Nga DOSJA
Nëna monstër, si helmoi 3 vajzat e saj me ketaminë!Tentativa e

GREQI– Nëna është e dyshuara kryesore si autore e vrasjes së tre vajzave të saj në Greqi. Çështja e vdekjes së tre fëmijëve në Patras është vënë para drejtësisë pas ndjekjes penale dhe arrestimit të nënës 33-vjeçares Roula Pispirigou. Gruaja është mbajtur gjithë natën në prokurori dhe pritet që të rrëfehet mbi atë çka ka bërë ndaj vajzave të saj.

“Pas 10 orësh marrje në pyetje, ajo do të rrëfejë për dy fëmijët e tjerë. Me shumë mundësi ajo nuk do të pranojë asgjë, por nga sa mund të vlerësohet, nëse do të pyetet për 8-10 orë, ajo jo vetëm do të rrëfejë se ku e gjeti ketaminën por edhe se si i vrau dy fëmijët e tjerë sepse jemi të bindur që edhe në vrasjen e dy fëmijëve të tjerë ka gisht…”- thonë autoritetet.

Mediat greke kanë zbuluar se ndaj vajzës 9-vjeçares janë kryer 9 tentativa për vrasje, pasi iu janë zbuluar ketaminë në gjak. Në trupin e fëmijës sasitë e ketaminës ishin 6 mg për litër gjak. Ketamina zhduket nga organizmat e gjallë në rreth një orë e gjysmë pas marrjes, që ndoshta do të thotë se personi që ia ka dhënë fëmijës e ka ditur këtë informacion Ketamina u zbulua në trupin e Georgina-s tre javë më parë. Lënda u zbulua në Laboratorin e Athinës dhe vlerësimi sasior u krye në Laboratorin e Toksikologjisë të Selanikut.

Pispirigou, u duk e gatshme për të ndihmuar në hetime. Mirëpo kur u njoftua nga policia se do të arrestohej ajo nuk pranoi të thoshte asgjë në polici. Ajo u dërgua në një vend të posaçëm për të kaluar natën në prani të dy punonjësve të policisë të cilët vëzhgonin çdo lëvizje të saj për të shmangur çdo veprim që do të rrezikonte edhe jetën e saj.

Detaje të reja janë zbuluar rreth vdekjes tragjike të tre vajzave në Patra ku mbrëmjen e djeshme u arrestua nvna e tyre pasi në gjakun e 9-vjeçares Georgina u gjet Ketaminë. Në momentin që oficerët shkuan në shtëpinë e saj i thanë se në gjakun e vajzës 9-vjeçare, Georgina ishte gjetur ketaminë ajo u përgjigj se e dinte pasi e kishte parë në TV dhe kur u pyet se a e dinte se çfarë ishte ajo tha se e kishte kërkuar në Google.

A ja ke dhënë vajzave?- u pyet ajo, “Nuk e kam dhënë“- u përgjigj Pispirigou.

Në kuadër të hetimeve janë dy persona të cilët po merren në pyetje nëse kanë ditur diçka dhe pritet të thirren për dëshmi në ditët në vijim.

Psikologia e fëmijëve Christina Bogiatzis foli për pikturat e Georginës së vogël, fëmijës së fundit të familjes Daskalaki që u nda nga jeta në mënyrë të mistershme. Bogiatzis kishte analizuar më parë pikturat dhe kishte postuar interpretimin e saj në rrjetet sociale. Ky fakt kishte shkaktuar zemërimin e mamasë së saj, Roula Pispirigou, e cila po atë natë kontaktoi psikologen e fëmijëve, i kërkoi të fshinte postimin dhe t’i kërkonte falje.

Fjala është për dy piktura, një me zemër dhe një në të cilën fëmija lëkundet, të cilat kanë një koherencë të brendshme, domethënë në të dyja pikturat shohim frikë, shohim një fëmijë, i cili largohet nga ajo që jeton.“- tha  Bogiatzis.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrasja e tre vajzave në Patra, “zhduket” babai i tyre, dëshmitari: Është i frikësuar

“E vizatoi me të zeza” si u mundua të jepte mesazhet përmes pikturës 9-vjeçarja në Greqi

‘Nuk ja kam dhënë unë’, detaje nga momenti i arrestimit të nënës që helmoi vajzat në Greqi

(a.b.d.a).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore greqi roula pispirigou vdesin vajzat ne greqi greqi roula pispirigou vdesin vajzat ne greqi

Sondazh

Poll