Aktualitet

VD-“Çmimet s’u rritën nga lufta”,Rama:E pandershme, Gjermania do kufizojë furnizimin me gaz

31 Mars 2022, 09:36 Nga DOSJA
VD-“Çmimet s’u rritën nga lufta”,Rama:E

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar të pandershme faktin që Opozita vijon të këmbëngulë se nuk është lufta mes Ukrainës e Rusisë shkaktare për rritjen e çmimeve në vendin tonë. I pranishëm në Kuvend, Rama tha se në fakt kjo krizë ka ndikuar edhe në vendet më të fuqishme të Evropës, përfshirë edhe Gjermaninë. Kryeministri tha se Gjermania do të paraqesë një plan për kufizimin e furnizimit të vendit me gaz. 


“Nuk mund të marrësh mbështetje kur ke dy krerë, jo, sepse ty kjo mbështetje të lë aty, me dy krerë, nuk të shtyn të marrësh katër krerë, e shumë më tepër, të shkosh në 100. Dhe kur themi 100 krerë, nuk është e thënë që të jetë një person, por mund të bëhesn disa për të krijuar një biznes, biznes të vogël e të madh. Do të ishte mirë që mos ta bëja unë, kryetari i Partisë Socialiste këtë predikim për ju, të të djathtës shqiptarë. Do të thosha që është shumë e rëndësishme që ne të biem dakort me faktin se jemi midis një kolektivi vendesh jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë që prekemi nga një luftë që ka nisur mes Rusisë e Ukrainës. Për tu shpjeguar pasojat e luftës në çmime di pasoja që nuk kanë lidhje me luftën, është e pandershme. Fakti është që e gjithë bota është në të njëjtën situatë, jo Evropa, por e gjithë bota. Te vetmen gjë që duhej të thuhej nuk e thatë, që kjo ishte e vërtetë, që nuk ishte një fantazi, kriza energjitike filloi para se të niste lufta, kur askujt nuk i shkonte ndërmend, por ishte e qartë që sponzorizohej nga faktori që sot solli luftën. Tani jemi në kushtet që nuk flitet më për çmime, jo më larg se mbrëmë ministri gjerman lajmëroi që do të paraqesin planin e kufizimit të furnizimit me gaz, Gjermania po ndërpret furnizimin me gaz. Jemi në kushtet kur kriza ka prekur një strukturë brenda një shteti më të fuqishëm të Evropës,”- tha Rama.

LAJMI KRYESOR:LIVE-/Rama:Kemi shtuar mbështetje për fermerët. Berisha s’merr fjalën, Basha vjen në Kuvend

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama seanca plenare 31 mars 2022 edi rama seanca plenare 31 mars 2022

Sondazh

Poll