Sport

RENDITJA/ Belgjika rrëzohet nga kreu pas 40 muajsh, ja vendi për Shqipërinë dhe Kosovën

31 Mars 2022, 12:03 Nga DOSJA

BOTË- Pavarësisht eliminimit nga Kupa e Botës Katar 2022 (e dyta radhazi dhe e treta pas Suedisë 1958 dhe Rusisë 2018), Italia e Roberto Mancinit mbetet në vendin e gjashtë në renditjen e FIFA-s.

Pëfaqëseuses drejtuar nga Roberto Mancini nuk i kushtoi asnjë pozicion në renditje. Ndryshim në krye, megjithatë, ku Brazili, falë një raundi kualifikues pothuajse perfekt (rekord i vetëm me 45 pikë: 14 fitore dhe tre barazime), rrëzoi nga froni Belgjikën që kishte 40 muaj në krye.

Për sa i përket Kombëtares tonë, kuqezinjtë kanë humbur një pozicion pas humbjes me Spanjën dhe barazimit me Gjeorgjinë, duke u renditur në vendin e 66. Kosova nga ana tjetër, është ngjitur me dy pozicione, pas fitores me Burkina Fason dhe barazimit me Zvicrën duke shkuar në vendin e 107.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fifa katar fifa katar

Sondazh

Poll