Sport

Ruud van Nistelrooy, trajneri i ri i PSV Eindhoven sezonin e ardhshëm…

31 Mars 2022, 09:51 Nga DOSJA

HOLANDE – Ruud van Nistelrooy do të jetë në stolin e PSV-së sezonin e ardhshëm.  Klubi i Eindhoven njoftoi në një deklaratë për shtyp të mërkurën, se legjenda holandeze do të marrë drejtimin nga Roger Schmidt, largimi i të cilit në qershor është konfirmuar. Kontrata e trajnerit të ri do të zgjasë deri në vitin 2025.

Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Manchester United nuk është i panjohur për Eindhoven. Van Nistelrooy kaloi tre sezone me PSV-në (1998-2001, 91 ndeshje, 75 gola) përpara se të bashkohej me “Djajtë e Kuq”.

Në fund të karrierës së tij futbollistike, ai u bë asistent i trajnerëve Guus Hiddink dhe Danny Blind në kombëtaren e “potokallinjve” përpara se të ushtronte detyrën në krye të skuadrave të ndryshme të të rinjve të PSV-së.

“Gjëja e parë që ndjeva ishte krenaria,”- tha ai në një intervistë të publikuar nga klubi i Eindhoven. – Kam luajtur këtu dhe tani do ta drejtoj klubin si trajner”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league kundër real madridit guus hiddink psv eindhoven van nistelrooy champions league kundër real madridit guus hiddink psv eindhoven van nistelrooy

Sondazh

Poll