Sport

Teuta rikthehet në “shtëpi”, inagurohet fusha e “Niko Dovanës”

31 Mars 2022, 11:29 Nga DOSJA
Teuta rikthehet në “shtëpi”, inagurohet fusha e

DURRES – Teuta është rikthyer të luajë në stadiumin “Niko Dovana” pas disa muajsh për shkak të përmirësimit të infrastrukturës. Fusha e stadiumit është inauguruar në ndeshjen e djeshme që durrsakët zhvilluan ndaj Laçit në shtëpi, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Një investim që është bërë i mundur falë bashkëfinancimit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Durrës.
Teuta do të ketë mundësinë tashmë të luajë të gjitha ndeshjet e mbetura të kampionatit në shtëpi, me fushën që është në gjendje optimale. Të pranishëm në ceremonie simbolike të inaugurimin e fushës së stadiumit “Niko Dovana” ishin Presidenti i klubit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Fatbardh Jera dhe Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.
“Ky është një bashkëfinancim i Bashkisë së Durrësit bashkë me Federatën. Ne do të jemi gjithmonë në mbështetje të sportit dhe në mbështetje të të rinjve. Ky investim nuk vjen vetëm për stadiumin, por edhe për dy anekset, të cilat do t’i shërbejnë edhe zinxhirit të ekipit të fëmijëve dhe të të rriturve dhe shpresojmë se do të përmirësojë lidhjet e të rinjve me sportin në këtë qytet. Të rinjtë janë e ardhmja e këtij qyteti dhe nëpërmjet këtij sporti jo vetëm qëndrojmë shëndetshëm por është shumë e rëndësishme të shtojmë edhe edukimin dhe lidhjen e sportit me të rinjtë. Ne, përvecc këtij investimi do të vazhdojmë edhe me ndërhyrje të tjera në qytet, në mënyrë që të gjithë ekipet private dhe publike që ka qyteti të gjejnë vend dhe hapësirë për të ushtruar aktivitetet sportive të natyrave dhe disiplinave të ndryshme”, – thotë znj.Sako për fshf.org.

“Ishte kënaqësi që isha pjesë e këtij inaugurimi. Një fushë jashtëzakonisht e mirë dhe do të thosha “një fushë e mirë, një sport edhe më i bukur”. Federata Shqiptare e Futbollit e ka në fokusin e saj që të bëjë sa më shumë terrene sportive të mira, në mënyrë që niveli i futbollit të rritet sa më shumë. Them që është një rrugëtim i gjatë dhe i mundimshëm, por shumë i frytshëm. Mendoj që edhe e ardhmja e fëmijëve tanë ka për të qenë shumë e mirë, sa i përket terreneve sportive. FSHF ka në fokus implementimin e projektit të 100 fushave. Është një investim i jashtëzakonshëm i ndërmarrë nga FSHF dhe unë gjej rastin të përgëzoj edhe Bashkinë e Durrësit, një bashkëpunim i mirë, sa i përket anës së financave, por edhe një bashkëpunim i ndërsjellë, me pushtetet vendore do të na japë një suport më të mirë, sa i përket vazhdimësisë” – thotë Fatbardh Jera për fshf.org.
B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #nikodovana durres stadiumi teuta #nikodovana durres stadiumi teuta

Sondazh

Poll