Sport

Real Madridi po i afrohet ‘një tjetër lufte’ me PSG-në, arsye nuk është Mbappé…

31 Mars 2022, 10:30 Nga DOSJA
Real Madridi po i afrohet ‘një tjetër lufte’ me

FRANCE – Prej disa kohësh, Real Madrid dhe PSG kanë krijuar një nga rivalitetet më të tensionuara në skenën ndërkombëtare, si në fushë, ashtu edhe në zyra. Si pasojë e disa përplasjeve në Champions League, nënshkrimi ose jo i Mbappes për “los blancos”, çështja e Superligës, të dy klubet kanë thurrur një rrjet gjithnjë e më të tensionuar, që në çdo moment mund të thyhet.

Dhe sikur arsyet të ishin të pakta, ditët e fundit është shfaqur një tjetër që i shtohet listës së konflikteve midis dy klubeve: Aurélin Tchouaméni, lojtari i Monacos (22 vjeç) është i kërkuar nga PSG, por dhe Real Madrid. 

Te Real Madrid e kanë të qartë se këtë verë, përpos Mbappe, edhe Tchuaméni do të largohet nga klubi i tij. Ata shpresojnë të jenë në gjendje ta bindin atë me më pak para, sesa ato që mund t’i ofrojë PSG, për të cilin vetë Tchuaméni ka thënë tashmë se “është një shumë klubi i madh”.

Kështu, e vërteta është se shkëndija është shumë pranë ndezjes mes dy prej klubeve më të mëdha të skenës europiane. Sot ata i ndan një distancë e madhe për sa i përket titujve dhe shumë më pak në aspektin. të parave. Atë që njëri e ka, tjetri e dëshiron. 

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport e ardhmja e kylian mbappé edhe për sulmuesin e psg-së lojtarët e real madridit njihen si “blancos” e ardhmja e kylian mbappé edhe për sulmuesin e psg-së lojtarët e real madridit njihen si “blancos”

Sondazh

Poll