Sport

Stuhi kritikash ndaj Van Gaal: në stol kundër Gjermanisë edhe pse ishte me Covid

31 Mars 2022, 05:15 Nga DOSJA
Stuhi kritikash ndaj Van Gaal: në stol kundër Gjermanisë edhe pse

HOLANDE – Stuhi kritikash ndaj Louis Van Gaal. Edhe pse ai vetë e kishte pranuar, trajneri i kombëtares së Holandës ishte në stol në ‘Johan Cruijff Arena’ për ndeshjen miqësoren me Gjermaninë, pavarësisht se ishte pozitiv me Covid.

Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, trajneri Van Gaal, i kishte zhvendosur gazetarët e pranishëm, duke u thënë “mos u afro, unë jam pozitiv me Covid”.

Trajneri i ‘portokallinjve’ kishte kryer testin e fundit anti-Covid të hënën, një ditë para ndeshjes, duke qenë ende pozitiv, sipas medias holandeze.

Por ai u paraqit rregullisht në stadium dhe u ul në stol, duke përqafuar lojtarët e tij dhe ata kundërshtarë, pa përdorur as maskën.

Sjellja e tij megjithatë ka shkaktuar shumë diskutime, veçanërisht në Gjermani ku ‘mediat’ e kanë sulmuar ashpër, por Van Gaal e justifikoi veten kështu: “Mjeku më tha se ato janë vetëm mbetje të virusit, që me molekulat gjenden më gjatë. Por në provën e shpejtë u testova negativ.”

Më pas ai bëri të ditur se nuk do të jetë i pranishëm të premten në Katar në shortin e grupeve të Kupës së Botës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ka rezultuar pozitiv me covid luis van gaal stadiumin “johan cruijff arena” të amsterdamit uron gjermanine per 30 vjetorin e bashkimit ka rezultuar pozitiv me covid luis van gaal stadiumin “johan cruijff arena” të amsterdamit uron gjermanine per 30 vjetorin e bashkimit

Sondazh

Poll