Sport

Rusia sërish në rrezik: nga pezullimi, ajo mund të përjashtohet nga FIFA…

31 Mars 2022, 04:49 Nga DOSJA
Rusia sërish në rrezik: nga pezullimi, ajo mund të

KATAR – Këshilli i FIFA-s, i cili mbledhjet e tij po i zhvillon në Doha të Katarit, mund të shënojë një tjetër ngjarje. Një nga çështjet e rendit të ditës është ratifikimi i sanksioneve, që Byroja miratoi kundër Rusisë në fillim të marsit, me pezullimin e të gjitha klubeve dhe ekipeve ruse nga çdo garë.

Hapi tjetër i FIFA-s është të shkojë më tej dhe sipas ‘AS’, në Këshill rusët mund të përjashtohen përfundimisht nga garat, diçka që CAS e miratoi me vendimin e saj, pas apelit të paraqitur nga Federata Ruse kundër FIFA-s dhe UEFA-s. Masa më drastike do të ishte atëhere heqja e drejtpërdrejtë e Rusisë nga anëtarësimi në FIFA.

Edhe pse nuk është e zakonshme, pavarësisht precedentëve të vendeve të tjera që hynë në luftë, kjo ka ndodhur. Për shembull, në vitet ‘70 kur Afrika e Jugut u përjashtua nga FIFA për politikën e saj të aparteidit. Rusët, nga ana e tyre, besojnë se FIFA nuk do të marrë një vendim kaq të vështirë, ata e dinë se janë në litar dhe kërkojnë të arrijnë në Kongresin e FIFA-s me synimin për të arritur një marrëveshje.

Në axhendën e Dohas, janë skenarët e mundshëm të tanishëm dhe të ardhshëm të futbollit botëror: nga rregullat e reja për caktimin e Kupës Botërore pas vitit 2026, deri në zgjerimin e listave të ekipeve kombëtare. Atje do të diskutohet edhe projekti i kundërshtuar nga Europa dhe Amerika e Jugut, për Botërorin çdo dy vjet dhe deri në miratimin e Kupës Botërore të Klubeve, një turne katër-vjeçar, që do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave dhe që do të shohë 32 klube nga të gjitha kontinentet të konkurrojnë kundër njëri-tjetrit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 200 federata të lidhura me fifa-n botërorin e katarit më 2022-shin. rusia grumbullon 90 mije trupa ne kufi me ukrainen 200 federata të lidhura me fifa-n botërorin e katarit më 2022-shin. rusia grumbullon 90 mije trupa ne kufi me ukrainen

Sondazh

Poll