Sport

Mungon zyrtarizimi, por aventura e Ruedas konsiderohet e përfunduar te Kolumbia

31 Mars 2022, 04:37 Nga DOSJA
Mungon zyrtarizimi, por aventura e Ruedas konsiderohet e përfunduar te

KOLUMBI – Pas dështimit për t’u kualifikuar në finalet e botërorit “Katar 2022”, pozicihet e të dy palëve janë të qarta. Gjithsesi, akoma mungon vendimi zyrtar për të sanksionuar lamtumirën e Reinaldo Rueda nga stoli i kombëtares kolumbiane.

Në marrëveshjen mes Federates Kolumbiane dhe trajnerit të kombëtares ishte lirimi i menjëhershëm dhe pa asnjë kompensim, në rast të mos kualifikimit në Kupën e Botës, raporton ‘Radio Caracol”.

Kështu përfundon një përvojë që zgjati pak më shumë se një vit. Kolumbia kishte marrë pjesë në dy edicionet e mëparshme të Kupës së Botës.

Por kësaj here ‘cafeteros’ dështuan edhe në garën e tyre me Perunë, e cila u rrëmbeu vendin e pestë dhe do të luajnë edhe një ndeshje shprese ‘play-off’-i për në “Katar 2022”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport eliminatoret e botërorit “katar 2022” federates kolumbiane për një vend në botërorin e ardhshëm “katar 2022” reinaldo rueda eliminatoret e botërorit “katar 2022” federates kolumbiane për një vend në botërorin e ardhshëm “katar 2022” reinaldo rueda

Sondazh

Poll