Politike

Kërkesa e SPAK për Bllakon, Rama: E ka drejtësia në dorë, deri atëherë është i pafajshëm

30 Mars 2022, 16:52 Nga DOSJA
Kërkesa e SPAK për Bllakon, Rama: E ka drejtësia në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk është fajtor për deputetet që bien në prangat e policisë. Pas mbledhjes së kryesisë, Rama u pyet nga gazetarët për kërkesën e SPAK-ut mbi arrestimin e Alqi Bllakos, ku tha se nuk i takon atij të komentojë vendimet e SPAK-ut dhe shtoi se deri sa drejtësia të ‘flasë’, Bllako është i pafajshëm.

“Nuk ka përgjegjësi kolektive dhe zgjedhjet e njerëzve në jetë, zgjedhjet e njerëzve me të cilët vendos të lidhësh jetë, të bësh një rrugë të caktuar në punë, etj etj bazohen mbi një sërë arsyesh dhe kriteresh të cilat nuk prezumojnë për askënd se kush zgjedh është përgjegjës, nëse i zgjedhuri prej tij ose saj në një moment të caktuar shkel ligjin. Për këtë arsye gjërat janë të ndara.Sot që flasim, përgjigjia ime është në parim. Në rastin konkret dhe në të gjitha rastet këtë e cakton drejtësia. Deri kur drejtësia të thotë fjalën e fundit, këta njerëz janë të pafajshëm”, tha Rama.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako edi rama alqi bllako edi rama

Sondazh

Poll