Politike

Dorëzimi i mandatit nga Alqi Bllako, reagon Kuvendi

30 Mars 2022, 14:47 Nga DOSJA
Dorëzimi i mandatit nga Alqi Bllako, reagon Kuvendi

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka anuluar mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ku do të vendosej për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Mbledhja që ishte parashikuar që të ndodhte sot në orën 18:00 të pasdites është anuluar pas Bllako e ka dorëzuar vetë mandatin e deputetit me anë të një shkresë që e ka nisur me postë drejt godinës së Kuvendit. Pas lëvizjes së socialistit, zyrtarët e Kuvendit i dërguan mesazh të gjithë anëtarëve të Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Përshëndetje!

Në vijim të njoftimit pararendës për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Ju bëj me dije se, pas depozitimit të shkresës për “Dorëzim të mandatit parlamentar” nga Z. Alqi Bllako, Kryetarja e Kuvendit me urdhërin nr. 24. datë 30.03.2022 ka urdhëruar anulimin e mbledhjes të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e caktuar për tu zhvilluar ditën e mërkurë, datë 30.03.2022, ora 18:00

Në e-mail tuaj zyrtar ju janë dërguar:

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako alqi bllako dorezon mandatin kuvendi i shqiperise alqi bllako alqi bllako dorezon mandatin kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll