Politike

Garo i përgjiigjet Bardhit: Vullneti i grupit parlamentar u përdhos kur u pezullua Berisha

30 Mars 2022, 16:47 Nga DOSJA
Garo i përgjiigjet Bardhit: Vullneti i grupit parlamentar u përdhos

TIRANË- Drejtoresha e Komunikimit në Partinë Demokratike Floriana Garo i është përgjigjur deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të asaj partie, në lidhje me vendimin e ish-kryeministrit Sali berisha për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar. Me anë të një njoftimi për mediat, Garo ka bërë me dije se vullneti i grupit parlamentar u përdhos ditën që Berisha u pezullua pa e pyetur fare grupin. Ajo gjithashtu ka shtuar se ata që kanë marrë vendime duke shkelur statutin nuk japin dot leksione dinjiteti.

Njoftimi i plotë:

Mendimi, qendrimi dhe vullneti i grupit parlamentar u injorua dhe u perdhos diten kur per pezullimin antistatutor te Sali Berishes nga grupi parlamentar, vendosi nje individ duke mos pyetur fare as grupin parlamentar dhe asnje institucion tjeter te Partise Demokratike! Mandati i cdo deputeti te Partise Demokratike eshte marre ne dt 25 Prill nga votuesit e Partise Demokratike. Besimi i demokrateve ne mandatin e Sali Berishes u konfirmua ne 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars.

Ata qe moren vendime duke shkelur statutin, pa pyetur keshillin kombetar e grupin parlamentar dhe kthyen PD per here te pare ne histori ne force te trete, sot nuk duhet te japin leksione dinjiteti por duhet te lexojne vullnetin e demokrateve te shprehur qarte me vote si e vetmja rruge per te ecur perpara! Ne demokraci respektohet mendimi i gjithsecilit por vendos shumica. Koha ku vota e demokrateve zevendesohej me urdhra dhe vullnete te liga ka marre fund! Çdo demokrate e demokrat duhet te ndahet nga ajo kohe! Demokratet kane folur me vote dhe te gjithe ne duhet te respektojme voten dhe vullnetin e tyre. Vetem te bashkuar do mund te ecim perpara dhe te fitojme!

‘Do shkoj në mbledhje’/ Bardhi-Berishës: S’mund të imponohet, nuk është parti personale

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike floriana garo gazment badhi sali berisha floriana garo gazment badhi sali berisha

Sondazh

Poll