Politike

VD-Vendimi i Qeverisë/ Projektligj për moratorium gjuetie edhe për 5 vite të tjera

30 Mars 2022, 11:25 Nga DOSJA
VD-Vendimi i Qeverisë/ Projektligj për moratorium gjuetie edhe

TIRANË– Moratoriumi i gjuetisë është zgjatur edhe për 5 vite të tjera. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së qeverisë. Ky projektligj është vazhdim i dy ligjeve që i kishte mbaruar afati, ndërsa Kumbaro theksoi se vendimi për zgjatjen me 5 vite të moratoriumit u bë pasi janë parë efekte pozitive nga dy ligjet e mëparshme. Ajo shtoi po ashtu se ky moratorium kufizon ndjeshëm edhe kërkesën për t’u pajisur me leje armësh gjahu.


“Projektligj i ri që është në vazhdim të dy ligjeve që i kishte mbaruar afati dhe është shpallja e moratoriumit të gjuetisë për 5 vitet në vijim. Ka pasur dy ligje më parë, një për vitin 2014-2016 dhe një tjetër në 2016-2021 që i mbaroi afati vitin e kaluar. Duke konstatuar efekte pozitive të masave të marra, në lidhej me faunën e egër, por sidomos me shpendët e egër, është konstatuar një rritje e ndjeshme e numrit të shpendëve të egër dhe një ndërgjegjësim shumë më i madh i popullatës. Në vitin 2016, në censusin e zhvilluar janë konstatuar rreth 60 mijë lloje shpendësh të egër në habitatet e ekosistemit shqiptarë, ndërsa në vitin 2021 jemi në rreth 140 mijë lloje të tilla. Shpallja e këtij moratoriumi kufizon ndjeshëm edhe kërkesën për t’u pajisur me leje armësh gjahu. Në vitet e para janë sekuestruar mbi 800 armë gjahu.“, tha Kumbaro.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike mirela kumbaro mirela kumbaro

Sondazh

Poll