Politike

Kërkesa e SPAK për Bllakon, 5 deputetë kërkojnë mbajtjen e Këshillit të Mandateve

30 Mars 2022, 15:51 Nga DOSJA
Kërkesa e SPAK për Bllakon, 5 deputetë kërkojnë

TIRANË- Deputetët kanë kërkuar që të mbahet Këshilli i Mandateve, pasi Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e anulojë mbajtjen e saj. 5 deptetë përfshi këtu Ervin Salianji, Greta Bardeli, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi dhe Enkelejd Alibeaj kanë nënshkruar jë kërkesë ku kërkojnë mbajtjen e kësaj mbledhje për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos.

“Në mbështetje të nenit 13, pika 6 dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e mërkurë, datë 30.03.2022, ora 18:00 për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, depozituar në Kuvendin e Shqipërisë me shkresën nr. 1274 prot., datë 29.03.2022, për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Alqi Bllako, së bashku me relacionin përkatës të arsyetuar”, thuhet në letër.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolli njoftoi sot se mbledhja e Këshillit të Mandateve nuk do të zhvillohet pasi deputeti Alqi Bllako ka depozituar në Kuvend deklaratën për dorëzim të mandatit të deputetit.

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët/ Bllako dorëzon mandatin, Kuvendin anulon Këshillin, SPAK ‘tund’ prangat

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj ervin salianji gazment bardhi greta bardeli saimir korreshi spak per inceneratoret enkelejd alibeaj ervin salianji gazment bardhi greta bardeli saimir korreshi spak per inceneratoret

Sondazh

Poll