Politike

‘Do shkoj në mbledhje’/ Bardhi-Berishës: S’mund të imponohet, nuk është parti personale

30 Mars 2022, 14:26 Nga DOSJA
‘Do shkoj në mbledhje’/ Bardhi-Berishës: S’mund

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me mbledhjen e nesërme të grupit parlamentar të PD-së. Berisha nguli këmbë sot para gazetarëve se do të merrte pjesë, ndërsa Bardhi iu kundërpërgjigj duke u shprehur se ish-kryeministri po imponohej duke e cilësuar vendimin e tij si jodemokratik dhe të papranueshëm.

Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti. Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet. Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa e pyetur dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike,”-shkruan Gazment Bardhi në Twitter. 

Mbledhja nesër do të nisë në orën 09:00 në selinë blu. Pjesë e diskutimeve mësohet se do të jetë situata aktuale në PD, pasi gjykata i ka dhënë vulën e selinë Rithemelimit. Po ashtu, nuk dihet nëse në mbledhjen e grupit do të marrë pjesë ish-kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka nisur të zhvillojë takime me bazën.

SHIKO EDHE KËTË:

Situata në PD! Alibeaj mbledh nesër grupin parlamentar

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll