Politike

VD-VKM/ Ibrahimaj: Indeksim me 3.3% i pensioneve të të gjitha kategorive

30 Mars 2022, 10:42 Nga DOSJA
VD-VKM/ Ibrahimaj: Indeksim me 3.3% i pensioneve të të gjitha

TIRANË– Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha deklaroi se një nga vendimet e marra është edhe indeksimi me 3.3% i pensioneve. Ajo u shpreh se kjo është një ndër masat e marra për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie në këtë periudhë krize.


“Një nga masat që është parashikuar në këtë akt normativ që sapo kaluam indeksimi me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë e pensioneve dhe të plota e të pjesshme e të reduktuara të invaliditetit, pensionet në qytet, fshat, që jepen për ndiha të posacme shtetërore të gjitha kategoritë e pensioneve jo vetëm pensionet por edhe indeksimi i shtesës . Kjo ka kosto prej 3.3 miliardë lekësh ne buxhet.

Sipas ministres Ibrahimaj, “Janë 2500 lekë shtesa e shpenzimeve të një familjeje mesatare për një muaj që vjen si rezultat i rritjes së cmimeve të produkteve të shportës. Ne kemi menduar të japim 3 mijë lekë për 576 mijë persona për tre muaj me qëllim përballimin e kësaj situate.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike delina ibrahimaj delina ibrahimaj

Sondazh

Poll