Politike

Alibeaj: Kemi bërë kërkesë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ajo që bëri Nikolla…

30 Mars 2022, 15:39 Nga DOSJA
Alibeaj: Kemi bërë kërkesë për mbledhjen e

TIRANË- Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se vendimi i kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për të anuluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve është antikushtetuese dhe e pa dëgjuar më parë. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se Nikolla ka tejkaluar kompetencat, duke shtuar se ata kanë bërë një kërkesë për mbajtjen e kësaj mbledhje dhe shqyrtimin e kërkesës së SPAK për Alqi Bllakon.

“Prokuroria ka paraqitur këtë kërkesë për dhënien e autorizimit për heqjen e mandatit të deputetit Alqi Bllako. Pas kësaj kërkese ka pasur nga kryetarja e Kuvendit një urdhër për mbledhjen e Këshillit të Mandatave dhe deputeteve, ditën e sotme ore 18:00. Ende nuk ka shkuar ora 18:00, por në adresën tonë elektronike jo më shumë se 20 minuta më parë vjen një mesazh nga kryetarja e Kuvendit në mënyrën më antiligjore, ku është vendosur anullimi i mbledhjes së mandateve.

E çuditshme, e padëgjuar, në shkelje të Kushtetutës dhe në shkelje të kompetencave të Këshillit të Mandateve. Pasi kryetarja e Kuvendit thërret Këshillin e Mandateve është ai që vendos dhënien e autorizimit ose jo është vetë Këshilli. Në momentin që Kryetari i Kuvendit nxjerr Këshillin e Mandateve, kompetenca i shkon këtij këshilli, që të analizojë këtë kërkesë. Më pas është Këshilli, ai që vendos për heqjen e imunitetit apo jo. Këshilli ka një kërkesë që qëndron pezull në dyert e këtij kuvendi, dhe pa këtë kërkesë ka një mangësi. Kjo nuk ishte e habitshme për ne, pasi ata po pengojnë drejtësinë. Këshilli i Mandateve sot do të mblidhet ose nga kryetari i Kuvendit ose nga anëtarët,” tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët/ Bllako dorëzon mandatin, Kuvendin anulon Këshillin, SPAK ‘tund’ prangat

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj lindita nikolla spak per inceneratoret enkelejd alibeaj lindita nikolla spak per inceneratoret

Sondazh

Poll