Aktualitet

“Do të ketë arrestime të tjera”/ Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Si Tahiri, edhe 3 ministra

30 Mars 2022, 13:35 Nga DOSJA
“Do të ketë arrestime të tjera”/ Paralajmërimi i

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka paralajmëruar ndryshime në qeverinë e kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, gazetari Artan Hoxha tha se Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të shkojë më tej me arrestimet për çështjen e inceneratorëve, ndërsa shtoi se ministra të tjerë do të bien në prangat e Policisë së Shtetit.

Po ashtu, Hoxha shtoi se dosja e inceneratorëve është ndër të vetmet që SPAK i ka provat e kopsitura, por shtoi se nuk beson që ndonjë prej të prangosurve do të flasë për hetuesit.

“Po flitet se mund të ketë një ndryshim në kabinetin qeveritar. Nëse do të ketë ndryshim në kabinetin qeveritar, nuhatja më thotë se SPAK do shkojë dhe më tej. Nëse nuk ndryshon ndonjë nga kabineti, SPAK nuk shkon më tej. Rama vepron në këtë formë personi që shkon në burg, në fillim jep dorëheqje dhe PS distancohet. Kur u dorëhoq Tahiri, ikën dhe 3 ministra të tjerë, për të mbuluar pjesën e Tahirit. Por kjo nuk ndodh kështu për mua ajo që ka bërë SPAK është shumë e mirë nga çka bërë deri sot, por është ende shumë pak. Dua që ne mediat, mos të bëjmë në këtë grackën; Rama, Ahmetaj, Gjiknuri. Prokuroria duhet të gjejë prova që mos të përfundojë si çështja Tahiri, ku që te Apeli u provua se ka marrë 145 euro. Ka dhe ngjarje të tjera të mëparshme, por kjo është afera më e lehtë. S’kam parë një çështje tjetër që të gjesh kaq shumë prova. Doli lista e rrogave, dhe aty ishte e dukshme se kush ishte i përfshirë aty. Prokuroria dhe media, ka më shumë prova seç duhet dhe këty është më e vështirë të gjesh se ku është shtylla vertebrale. Ka disa indikatorë politika. Po flitet se mund të ketë një ndryshim në kabinetin qeveritar,”-tha Artan Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako artan hoxha edi rama alqi bllako artan hoxha edi rama

Sondazh

Poll