Sport

Mbyllet “Katar 2022” për Amerikën Latine: Peruja në “play-off”, rekord për Tite dhe Suarez

30 Mars 2022, 09:19 Nga DOSJA

AMERIKA E JUGUT – Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së 15-të të dhe të fundit për kualifikimin në finalet e botërorit “Katar 2022”.

Janë dhënë edhe verdiktet: Brazili, Argjentina, Ekuadori dhe Uruguaji, janë kualifikuar direkt për në finale. Peruja do të jetë në “play-off”, ndërsa Kolumbia dhe Kili mbesin jashtë Botërorit.

Peruja fitoi 2-0 në Lima kundër Paraguajit, sfidë që u vendos që në pjesën e parë. Gianluca Lapadula (5’) dhe Yoshimar Yotun (42’) shënuan golat e fitores për vendasit, që siguruan vendin e pestë në grup. Ata do të sfidojë fituesin e çiftit Australi-Emiratet e Bashkuara Arabe (7 qershor) për një biletë në Botërorin e këtij viti.

Sakaq Brazili nuk fail, pasi fitoi 0-4 në Peru, ku Paqueta (24’), Richarlison (45’ dhe 90’+1) dhe Guimaraes (66’) ishin autorë të golave. Seleçao kryeson grupin me 45 pikë të grumbulluara në 14 fitore fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje!

Një rekord ky për trajnerin Tite, i cili parakalon Marcelo Bielsën dhe bëhet trajneri me më shumë pikë në një fazë eliminatoresh në Amerikën e Jugut.

Edhe Kolumbia fitoi 0-1 në Venezuelë, ndërsa Chile-Uruguaji përfundoi 0-2, ku Suarez (79’) dhe Valverde (90’) ishin auitorë të golave. Pas këtij rezultati, Suarez është ngjitur në kuotën e 29 golave në eliminatoret e CONMEBOL, duke lënë pas mikun e tij Leo Messi me 28 gola.

Argjentina e mbylli në barazim 1-1 takimin në transfertë ndaj Ekuadorit, me Julian Alvarez (24’) që realizoi golin e skuadrës ‘albiceleste’, ndërkohë që vendësit barazuan me Valencian (90’+3).

Ja dhe renditja përfundimtare:

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 28-vjecari brazilian nejmar 32-vjeçari argjentinas nëse uruguaji mund perunë 28-vjecari brazilian nejmar 32-vjeçari argjentinas nëse uruguaji mund perunë

Sondazh

Poll