Sport

Ditëlindja e zymtë e mbrojtësit Sergio Ramos, poshtë “Kullës Eifel”

30 Mars 2022, 09:39 Nga DOSJA
Ditëlindja e zymtë e mbrojtësit Sergio Ramos, poshtë

FRANCE – Sergio Ramos feston ditëlindjen e tij më të hidhur: mbush 36-vjeç në fazën e tij më të vështirë si futbollist, i tërhequr zvarrë në palestër dhe duke punuar i vetëm për shkak të një sërë dëmtimesh, që e kanë penguar të jetë i rëndësishëm te PSG. 

Që kur mbërriti verën e kaluar, ai mezi ka qenë në gjendje të luajë pesë ndeshje, pa mundur të debutojë në Champions League, një përmbledhje e ngushtë e realitetit të ashpër që po përjeton ish-lojtari i Real Madridit.

Sergio Ramos  ka mbajtur etiketën e të dyshuarit që nga dita e parë në Paris. Dëmtimi tij i parë në gju, u bashkua më vonë nga një tjetër në kofshë dhe më vonë, një tjetër në shpinë. Pengesë njera pas tjetrës, që e detyroi atë të shtyjë debutimin e tij me PSG-në deri në fund të nëntorit. 

Ndërkohë zhurma mes tifozëve po shtohej deri në atë pikë sa edhe vetë Leonardo e kuptoi pafuqinë e tij: “Ndoshta gabova”,- tha ai në lidhje me marrjen e një lojtari që nuk është më ai që ishte.

Deri në atë moment, klubi gjithmonë jepte një imazh qetësie për situatën e Sergio Ramos. Pochettino ishte më i duruari nga të gjithë: “Jam i bindur se do të kthehet në nivelin më të mirë”,- komentonte trajneri argjentinas, i vetëdijshëm se andaluziani ka pasur një vit fatal. Pa mundur të marrë pjesë në stërvitje me grupin, integrimi është bërë shumë më i komplikuar dhe ai nuk ka mundur të konkurrojë për pozicionin me Kimpembe dhe Marquinhos .

Gazeta “L’Équipe” zbuloi javën e kaluar pagat e lojtarëve të PSG-së. Sergio Ramos nuk kryeson renditjen, aq më pak, por proporcionalisht me minutat e luajtura, kushton: rreth 800 mijë euro bruto në muaj. 

Edhe një vit i mbetur nga kontrata e tij, ai dëshiron të vazhdojë në “Parc des Princes” për të ndryshuar mendimin e atyre që kanë menduar se ai ka përfunduar. Nëse ai nuk dëshiron të largohet në një mënyrë të keqe, në moshën 36-vjeçare do të duhet të bëjë atë që nuk mund ta bënte në moshën 35-vjeçare.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dita e parë në paris ish-legjenda e real madridit mbrojtësi spanjoll sergio ramos sergio ramos rifilloi stërvitjen dita e parë në paris ish-legjenda e real madridit mbrojtësi spanjoll sergio ramos sergio ramos rifilloi stërvitjen

Sondazh

Poll