Sport

Cilat vende janë kualifikuar për në finalet e Kupën e Botës “Katar 2022”?

30 Mars 2022, 05:23 Nga DOSJA

ZVICER – Nga 32 finalistët në Kupën e Botës, 27 vende deri tani kanë siguruar ‘biletat’ e tyre për në “Katar 2022”.

Për zonën e Europës, 12 vendet e kualifikuara janë: Gjermania, Anglia, Belgjika, Kroacia, Danimarka, Spanja, Franca, Holanda, Portugalia, Polonia, Serbia dhe Zvicra.

Aktualisht, Azia ka 5 finaliste të përcaktuara: Arabia Saudite, Koreja e Jugut, Irani, Japonia dhe Katari (vendi pritës).

Amerika e Jugut do të përfaqësohet nga Brazili, Argjentina, Ekuadori dhe Uruguaji.

Për zonën e Afrikës, finalistë do të jenë: Kameruni, Gana, Maroku, Senegali dhe Tunizia.

Në zonën Concacaf-it, Kanadaja është i vetmi vend që ka siguruar deri tani biletën e saj.

Kur do të njihen 5 pjesëmarrësit e fundit? Ndeshja e “play-off”-it midis Skocisë dhe Ukrainës u shty logjikisht për në qershor për shkak të pushtimit rus të territorit ukrainas. Fituesi i përballjes do të sfidojë Uellsin, që skualifikoi Austrinë (2-1).

Dita e fundit e ndeshjeve kualifikuese të zonës Concacaf-it do të luhet në natën e së mërkurës 30 deri të enjten më 31 mars. Dy pjesëmarrës të rinj do të njihen të enjten: SHBA, Meksika dhe Kosta Rika janë në garë për t’u kualifikuar, ndërkohë që Kanadaja është kualifikuar.

Pozicioni i 4-t është sinonim i një “play-off” kualifikues, që do të luhet në qershor kundër fituesit të zonës së Oqeanisë, Ishujt Solomon-Zelanda e Re, që do të luftojnë midis tyre të mërkurën.

Më në fund, një tjetër “play-off” ndërkontinentale. Peruja, skuadra e 5-të në zonën e Amerikës së Jugut, do të përballet me fituesin e “play-off”-it midis Australisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që do të ndeshen në qershor.

Kur do të bëhet shorti për finalet e Botërorit? Shorti për Kupën Botërore zhvillohet të premten më 1 prill në orën 18:00 në Doha. Vendet do të ndahen në 4 vazo me nga 8 ekipe. Katari, si vendi pritës dhe 7 ekipet më të mira në renditjen e FIFA-s do të jenë të renditura në vazon e parë. Përveç Europës, dy vende të së njëjtës konfederatë nuk do të mund ta gjejnë veten në të njëjtën vazo.

Tri vende do të jenë ende bosh në kohën e shortit. Ndeshjet interkontinentale dhe europiane, të luajtura në qershor, do të përcaktojnë tre kombëtaret e fundit që do të jenë finaliste në Kupën Botërore 2022. Ato do të vendosen në vazon 4.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kampionatin botëror “katar 2022” ndeshjen kualifikuese të grupit a të zonës aziatike për "katar 2022" për një vend në botërorin e ardhshëm “katar 2022” kampionatin botëror “katar 2022” ndeshjen kualifikuese të grupit a të zonës aziatike për "katar 2022" për një vend në botërorin e ardhshëm “katar 2022”

Sondazh

Poll