Aktualitet

Trafik droge në Itali, arrestohet në Shqipëri i arratisuri i operacionit “Fontanella 2019”

30 Mars 2022, 10:33 Nga DOSJA
Trafik droge në Itali, arrestohet në Shqipëri i arratisuri i

TIRANË– Ditën e djeshme është vënë në pranga një 52-vjeçar në kuadër të operacionit të policisë italiane ‘Fontanella 2019’, i cili në shkurt 2020 kishte çuar në lëshimin e ekzekutimit të 17 urdhrave të arrestit, ndaj disa personave të nacionaliteteve të ndryshme, të cilët janë pjesë e një grupi kriminal në Lombarid.

Sipas mediave italiane, arrestimi u krye në bashkëpunim me interpolin pasi pas sshpalljes së urdhë arrestit 52-vjeçari ishte arratisur në Shqipëri ku dhe fshihej prej dy vitesh. Operacioni çoi në sekuestrimin e mbi 30 kilogramë hashash, 4 kilogramë kokainë dhe mbi 60 mijë euro cash.

Operacioni daton në shkurt të vitit 2020 kur Skuadra e Milanos në bashkëpunim me policinë lokale të Fontanella kishin arritur të zbulonin dhe çmontonin një rrjet trafiku droge që kishte bazën në komunën e vogël të Lindjes së Poshtme. Një rafineri e vërtetë droge e fshehur në një apartament, në via Donatori di sanguine, në qendrën historike ku tre tregtarë shqiptarë të drogës përpunonin kokainë dhe heroinë.

Agjentët kishin mbërritur te të huajt në fund të një hetimi  mbi zinxhirin e tregtimit të heroinës në brezin verior të Milanos, veçanërisht në zonën përreth parkut Groane. Tre shqiptarët, të gjithë me dosje të pastër dhe me leje qëndrimi, ishin identifikuar dhe ndjekur nga hetuesit deri në shtëpinë dykatëshe në Fontanella. Këta janë A. A , 41 vjeç, A.L , 22 vjeç dhe K.R , 24 vjeç.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 52 vjecari interpoli trafk droge arrestohet 52 vjecari interpoli trafk droge

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2022, 09:04

Gjendet një person i vdekur në lumin Lana

TIRANË– Një 65-vjeçar, ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në lumen Lana në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se trupi...