Aktualitet

Sot takohen për tu vrarë! Kur Çela vinte ‘dorën në zjarr’ për Dumanin: Ia njoh e kalamajt!

30 Mars 2022, 09:26 Nga DOSJA
Sot takohen për tu vrarë! Kur Çela vinte ‘dorën

TIRANË– Sot takohen vetëm për tu vrarë, por dikur kanë qenë miq. Madje Talo Çela ‘vinte dorën në zjarr’ për Nuredin Dumanin. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Uniko”, Çela rrefet nga arratia dhe mohon përfshirjen e tij në dy atentatet e dyfishta, atë të vëllezëre Haxhia (Viktor dhe Besmir) e tjetrit ku mbetën të vdekur Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza.

Por, përveç vetes së tij, Çela përjashtonte edhe Dumanin nga këto atentate. Ai tregonte e njihte familjarisht dhe se nuk kishte lidhje me atentatet.

“Nuredin Dumanin, jo e njoh, por e njoh të gjithë si shtëpi, edhe kalamajt ia njoh. Kam qëndruar me të vëllanë, Dashin. Ai ka ardhur nga Franca, nuk ka qenë në Shqipëri. Unë po habitem tani se ç’lidhje ka ky,”- tregonte Çela.

Por një ditë më parë, dyshja u takuan në Papër të Elbasanit. Si pasojë e përplasjes me armë, mbetën të dy të plagosur, por fatin që të kapej e kishte Dumani. Ky i fundit ndodhet tek Trauma, ndërsa Çela arriti t’ia mbathte.

LAJM KRYESOR:Atentat ish-mikut! Kapet pas Far West-it Nuredin Dumani, Çela ‘avullon’ sërish (Zhvillimet)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani nuredin dumani talo çela arrestohet nuredin dumani nuredin dumani talo çela

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2022, 09:04

Gjendet një person i vdekur në lumin Lana

TIRANË– Një 65-vjeçar, ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në lumen Lana në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se trupi...