Sport

UEFA shtyn ndëshkimin e mundshëm të Al Khelaifit dhe Leonardos

30 Mars 2022, 05:08 Nga DOSJA
UEFA shtyn ndëshkimin e mundshëm të Al Khelaifit dhe Leonardos

ZVICER – UEFA ka shtyrë takimin e pasdites së djeshme për të vlerësuar sanksionet e mundshme kundër Al Khelaifit dhe Leonardos për sjelljen e tyre të dënueshme pas eliminimit të PSG-së në ‘Santiago Bernabeu’.

Organizmi europian i hapi një dosje ndaj sjelljes së presidentit të ekipit parizien dhe drejtorit sportive, pasi të dy bërtitën në zonën e dhomave të zhveshjes, pas humbjes kundër Real Madridit në Champions League për t’i kërkuar shpjegime arbitrit.

Pamjet, të mbledhura nga kamerat e sigurisë së stadiumit dhe gjithashtu të regjistruara nëpërmjet një telefoni personal të një punonjësi të Real Madridit, janë subjekt i një hetimi nga Komiteti Disiplinor i UEFA-s. Sipas “Le Parisien”, ata do të takohen për të gjykuar sjelljen josportive të dy udhëheqësve të PSG-së.

Rregullat disiplinore të UEFA-s parashikojnë sanksione financiare, ose edhe skualifikim për ata që shkelin parimet e përgjithshme të sjelljes. Ose, me fjalë të tjera, për ata që nuk dinë të sillen siç duhet. PSG nuk diti t’i përmbajë nervat, nga dështimi i 15-të i tyre në Europë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “presidentit uefa 2021” asnjë presion nga uefa drejtorit leonardo dhe administratorit të klubit të kryeqytetit jean-claude blanc presidenti i psg al khelaifi “presidentit uefa 2021” asnjë presion nga uefa drejtorit leonardo dhe administratorit të klubit të kryeqytetit jean-claude blanc presidenti i psg al khelaifi

Sondazh

Poll