Sport

Shqipëria U-21 reziston vetëm 45 minuta, Anglia fiton dhe i shuan ëndrrën e Europianit

29 Mars 2022, 22:01 Nga DOSJA
Shqipëria U-21 reziston vetëm 45 minuta, Anglia fiton dhe i shuan

ELBASAN-Shqipëria U21 rezistoi vetëm një pjesë ndaj Anglisë U21 në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë e Alban Bushit u mposhtën 0-3 nga bashkëmoshatarët anglezë, në sfidën e grupit G të fazës eliminatore të Euro 2023. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi kishte hyrë në fushën e lojës me ide të qarta për të evituar një goleadë dhe ishte fokusuar i tëri në mbrojtje.

Një pjesë e parë që përfundoi pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë, Folarin Balogun zhbllokoi takimin në minutën e 47′. Goli prishi planet e Shqipërisë U21. Katër minuta më vonë erdhi gafa e Jurgen Çelhakës. Curtis Jones, talenti i Liverpoolit, përfitoi dhe nuk gaboi përballë Simonit. Skuadra mike nuk u ndal dhe trefishoi pas një ore lojë. Tjetër asist i Morgan Gibbs-ëhite dhe goli i dytë personal për Folarin Balogun.

Minutat e mbetura sollën vetëm dëmtimin e Simonit, i cili u largua me barelë nga fusha. Suksesi i sotëm e ka ngjitur Anglinë në kuotën e 16 pikëve, tre më pak se Çekia kryesuese, që ka luajtur dy ndeshje më shumë, ndërsa kuqezinjtë mbetën në vend të katërt me 9 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alban bushi anglia shqiperia alban bushi anglia shqiperia

Sondazh

Poll