Sport

“Tulipanët” e Holandës prishin ciklin e fitoreve të Flick me Gjermaninë…

30 Mars 2022, 04:45 Nga DOSJA
“Tulipanët” e Holandës prishin ciklin e fitoreve të

HOLANDE – “Portokallinjtë” barazua 1-1 me Gjermaninë të marten në mbrëmje, në një ndeshje miqësore në përgatitjet për botërorin “Katar 2022”, duke ndërprerë ciklin e trajnerit Hans Dieter Flick, i cili kishte fituar të tetë ndeshjet e luajtura që kur mori drejtimin e kombëtares gjermane.

Gjermanët i dominuan holandezët në pjesën e parë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, dhe kaluan në avantazh falë një goli të Thomas Müller në mbyllje të pjesës së pare (45’+1).

Pas pushimit, ndryshimet e kryera nga Louis van Gaal i dhanë jetë lojës së vendësve, cilët i barazuan shifrat në minutën e 68-të falë një goli të Steven Bergwijn.

Goli i barazimit 1-1 e zgjoi nga letargjia “Johan Cruyff Arenën”. Në minutën e 72-të erdhi një veprim i diskutueshëm. Gjyqtari akordoi një penallti për Depay, por VAR e anulloi, duke zemëruar stolin e shtëpisë.

Në minutat e fundit, Depay nuk arriti të përfundonte një rast të shkëlqyer, ashtu si edhe gjermani Lukas Nmecha që shpërdoroi një rast shënimi. Si gjermanët ashtu edhe holandezët nuk menduan shumë për rezultatin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport hans-dieter flick johan cruyff arena luis van gaal u renditën hansi flick dhe edin terzic uron gjermanine per 30 vjetorin e bashkimit hans-dieter flick johan cruyff arena luis van gaal u renditën hansi flick dhe edin terzic uron gjermanine per 30 vjetorin e bashkimit

Sondazh

Poll