Sport

Sterling, protagonist i fitores së Anglisë kundër Bregut të Fildishtë…

30 Mars 2022, 05:03 Nga DOSJA
Sterling, protagonist i fitores së Anglisë kundër Bregut të

ANGLI – E udhëhequr nga Raheem Sterling, shënuesi dhe asistenti në pjesën e parë, kundër një ekipi në inferioritet numerik që nga minuta e 40-të, Anglia vazhdon me testet dhe fitoret e saj drejt Kupës së Botës në “Katar 2022”. Ajo fitoi këtë të martë kundër Bregut të Fildishtë 3-0 në stadiumin “Wembley”.

Mes dhjetë ndryshimeve në skuadrën e Gareth Southgate, shkëlqeu sulmuesi i Manchester Cityt, i cili ishte protagonisti kryesor i këtij triumfi, që ishte fitorja e 18-të në 22 duelet e fundit të Anglisë.

Skuadra angleze mundi Bregun e Fildishtë pa nuancë, të cilën e dominoi nga fillimi deri në fund, gjë që krijoi raste të mjaftueshme për të shënuar më shumë gola. Watkins (30’) shënoi 1-0 pas një pasi të Stërling (45’), i cili në prag të gjysmës së ndeshjes e thelloi diferencën në 2-0, duke u ndihmuar nga Grealish.

Bregu i Fildishtë po luante tashmë në inferioritet numerik, nga përjashtimi nga kartoni i dytë i verdhë i Aurierit në minutën e 40-të.

Në vijim, ndeshja kishte më shumë raste për të shënuar, një penallti në favor të Anglisë të pavlefshme nga VAR. Në fushën e lojës hyri edhe Kane, që nuk shënoi, gjë të cilën e realizoi Mings (90’+3) në prag të fundit, duke fiksuar fitoren 3-0.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anglia dhe federata e ishullit eliminatoret e botërorit “katar 2022” ofendime raciste ndaj sterling anglia dhe federata e ishullit eliminatoret e botërorit “katar 2022” ofendime raciste ndaj sterling

Sondazh

Poll