Sport

Miqësorja e të skualifikuarve, ngushëllimi i trishtë i Italisë kundër Turqisë…

30 Mars 2022, 04:51 Nga DOSJA
Miqësorja e të skualifikuarve, ngushëllimi i trishtë i

TURQI – Italia ngushëlloi veten, pas dështimit për t’u kualifikuar në fazën finale të Kupës së Botës “Katar 2022”, me një fitore 2-3 kundër Turqisë, e cila gjithashtu u eliminua, javën e kaluar, kundër Portugalisë. Trajneri Roberto Mancini, aktivizoi lojtarë me synimin për të filluar me projektin e rinovimit të kombëtares “azzurre”.

Ndeshja ishte një “kurth” miqësor dhe humbja vetëm sa do të përkeqësonte situatën dramatike që po kalon Italia, e aftë për të fituar “Euro 2020”, por që ka mbetur jashtë dy kupave botërore.

Dhe ndjesitë ishin të hidhura. Italia fitoi, por e filloi keq dhe përfundoi më keq. Dukej se çdo gjë ishte kundër Mancinit.

Kur nuk kishin kaluar as pesë minutat e para të ndeshjes, Cedig Ünder shënon për Turqinë, pas një gabimi të rendë të Donnarummas. Në minutën e 35-të Cristante barazoi në 1-1 dhe kur kishin kaluar vetëm katër minuta Raspadori do të t’i kalonte në epërsi “azzurrët”, kur kishin mbetur edhe disa minuta për të shkuar në tunelin e ndërrimit të dhomave.

Gabimet e shoqëruan Donnarumman edhe në pjesën e dytë, por ishte me fat që nuk pësoi gol. Në minutën e 69-të, me lojën tashmë në një ritëm më të ulët, Raspadori shënoi dygolëshin e tij, për të siguruar golin e qetësisë për një Itali në nevojë për fitore.

Por turqit i shtrydhën minutat e fundit, për të marrë shpërblimin e tyre. Dursun në minutën e 83-të, i cili arriti të shënonte në portën e Donnarummës, duke fiksuar rezultati 2-3 të ndeshjes.

Italia fiton, por nuk e justifikon veten nga rënia e saj e re në skenën e futbollit botëror. Ata fituan në mënyrë të rehatshme kundër Turqisë për pjesën më të madhe të ndeshjes, por me një fillim dhe fund të keq të ndeshjes.

Kjo ndeshje u drejtuar gjyqtarë shqiptarë, me kryesor Enea Jorgjin, i ndihmuar nga D.Myftari, I.Tartaraj dhe gjyqtar i katërt Juxhin Xhaja.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport federata e futbollit e turqisë roberto mancini i kishte refuzuar trajneri i kombëtares ‘azzurre’ roberto mancini federata e futbollit e turqisë roberto mancini i kishte refuzuar trajneri i kombëtares ‘azzurre’ roberto mancini

Sondazh

Poll