Politike

Arrestimi i Bllakos për Inceneratorët, PD: I kërkojmë Ramës të mos bllokojë kërkesën

29 Mars 2022, 10:56 Nga DOSJA
Arrestimi i Bllakos për Inceneratorët, PD: I kërkojmë

TIRANË-Partia Demokratike kërkon nga kryeministri Edi Rama të mos e bllokojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos. Përmes një reagimi publik, PD kërkon që Rama mos të bllokojë kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

DEKLARATA E PD:

Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako. Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri. Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.

LAJMI KRYESOR: EMRAT-MASAT/ Inceneratorët, SPAK lëshon urdhër arreste, të përfshirë zyrtarë dhe biznesmenë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako partia demokratike spak per inceneratoret alqi bllako partia demokratike spak per inceneratoret

Sondazh

Poll