Politike

VD-Operacioni i SPAK për Inceneratorët/ Tabaku: Hap jo i mjaftueshëm, bëni detyrën

29 Mars 2022, 09:42 Nga DOSJA
VD-Operacioni i SPAK për Inceneratorët/ Tabaku: Hap jo i

TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku ka reaguar pas arrestimeve me urdhër të SPAK të disa zyrtarëve të lidhur me çështjen e inceneratorëve. Në një konferencë për mediat, Tabaku deklaroi se urdhër arrestet e dhëna nga SPAK nuk janë të mjaftueshme pasi duhet të reagojë edhe për disa zyrtarë të tjerë. Tabaku shton se pret nga SPAK që të tejkalojë pushtetin politik dhe të bëjë detyrën.


Kushdo që ka qenë i interesuar për aferën e inceneratorëve, sot ka pasur një zhvillim të ri, një zhvillim i parë në drejtim të punës së komisionit hetimor, është shpresëdhënës. Nuk është e mjaftueshme. Në gjykimin tonë, sot me lëvizjet dhe ndalimet e incenerataorit të Fierit, ka pasur një hap përpara. Ky hap nuk është i mjaftueshëm. Pas një pune 4 mujore të Komisionit Hetimor, pas 11 kallëzimeve të dorëzuara në SPAK, pas një raporti prej 120 faqësh me 112 fakte që tregojnë lidhjen në aferën prej 430 milionë eurove ku janë përfshirë, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, SPAK ka reaguar duke arrestuar disa zyrtarë duke përsëritur akuzat ndaj ish-Ministrit Lefter Koka. Nuk është e mjaftueshme. Presim që SPAK të tregojë guxim dhe të reagojë ndaj njerëzve me pushtet. Presim që SPAK të tejkalojë përtej pushtetit politik dhe të bëjë detyrën për të cilin e kemi votuar. Në njoftimin që mora nga SPAKJ. Janë çuar ashtu siç kemi kërkuar, janë arrestuar disa persona, Pëllum Abeshi, Florian Muçaj është zotëria që ka dëshmuar në komisionin hetimor administrator i ALb Petrolit. Arenc Myrtezani, ish-administratori i kompanisë së Fierit. Sabina Cenameri dëshmoi e para, ishte e stresuar dhe Etleva KOndi që ka qenë anëtare e komisionit të Fierit” – tha Tabaku.

LAJMI KRYESOR: EMRAT-MASAT/ Inceneratorët, SPAK lëshon urdhër arreste, të përfshirë zyrtarë dhe biznesmenë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku spak per inceneratoret jorida tabaku spak per inceneratoret

Sondazh

Poll