Politike

Soreca largohet nga Shqipëria, Meta: Çelja e negociatave ka rëndësi për Shqipërinë

29 Mars 2022, 10:27 Nga DOSJA
Soreca largohet nga Shqipëria, Meta: Çelja e negociatave ka

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Kreu i shtetit shkruan se gjatë takimit ka theksuar domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Meta shton se në takim evidentoi rëndësinë që ka linjëzimi i plotë i politikës së jashtme dhe sigurisë së Shqipërisë me atë të BE, përfshirë me zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi të takohesha me Ambasadorin Luigi Soreca, me rastin e përfundimit të mandatit të tij si Ambasador i Delegacionit të BE në Tiranë. Theksova domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend, që aspiron anëtarësimin në BE. Çelja e negocatiave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi parësore, si për vendet tona ashtu edhe për vetë BE. Në kontekstin e zhvillimeve të fundit, evidentova rëndësinë që ka linjëzimi i plotë i politikës së jashtme dhe sigurisë së Shqipërisë me atë të BE, përfshirë me zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta luigi soreca ilir meta luigi soreca

Sondazh

Poll