Politike

A do të krijojë Basha një parti tjetër? Përgjigjet Xhelal Mziu: Jo, s’e besoj!

28 Mars 2022, 21:25 Nga DOSJA
A do të krijojë Basha një parti tjetër? Përgjigjet

TIRANË- Deputeti i Partisë Demkratike, Xhelal Mziu mendon se ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk do të krijojë asnjë parti të re. I ftuar në emisionin “Log.”, Mziu u shpreh i bindur se PD do të bashkohet dhe nuk do të ketë parti të reja. Po ashtu, theksoi se krijmi i një force të re politike nga Basha nuk mund të ndodhë.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: A do të krijojë Lulzim Basha një parti më vete?

Mziu: Bashkimi i demokratëve ngelet primare. Por dhe unë vazhdoj të jem partizan i bashkimit të PD-së.

Xhafo: Do të krijojë Basha parti më vete?

Mziu: Që mos ndodhi krijimi i një partie të re nga asnjë person, prandaj ngul këmbë që është momenti i duhur për të bërë një bashkim real.

Xhafo: Nëse zoti Basha do të krijojë një parti me idenë që të bëhet “kingmaker” të bëjë atë që bëri Meta, i cili me vetëm 4 deputetë ju imponua Berishës dhe Ramës, a do i bashkoheni ju partisë së Lulzim Bashës?

Mziu: Nuk besoj se zoti Basha aspiron për parti të tjera, të paktën dhe në deklaratën e dorëheqjes tha se do të jetë kontributor i PD.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha xhelal mziu lulzim basha xhelal mziu

Sondazh

Poll