Politike

Soreca largohet nga Shqipëria! Rama: Grazie amico, faleminderit për punën e palodhshme

29 Mars 2022, 08:21 Nga DOSJA
Soreca largohet nga Shqipëria! Rama: Grazie amico, faleminderit për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një status ‘lamtumire’ për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, i cili nga data 1 Prill nuk do të shërbejë më në Shqipëri. Rama e ka falënderuar për punën e palodhur dhe respektin që ka treguar kundrejt Shqipërisë, duke i rruara edhe suksese në detyrën e tij të re.

POSTIMI:

Faleminderit i dashur Luigi për punën tënde të palodhur në Shqipëri. Thank you dear EU ambassador for the great respect toëards Albania. Grazie di tutto caro amico napoletano. Suksese në detyrën e re dhe mos e harro, Albania sara sempre casa tua.

Luigi Soreca nuk do të shërbejë më si ambasador duke filluar nga data 1 prill. Diplomati largohet nga Tirana për të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm si i Dërguar i Posaçëm. Kjo lëvizje e Sorecës vjen pas tre vite e shtatë muaj shërbim në Shqipëri. Ai erdhi në Tiranë në shtator të vitit 2018.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama luigi soreca edi rama luigi soreca

Sondazh

Poll