Politike

VD-Tabaku thirrje SPAK: të vazhdohet dhe me arrestimin e Armando Subashit

29 Mars 2022, 09:53 Nga DOSJA
VD-Tabaku thirrje SPAK: të vazhdohet dhe me arrestimin e Armando Subashit

TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, Jorida Tabaku teksa i ka cilësuar të pamjaftueshme urdhër arrestet e lëshuara sot nga SPAK për inceneratorin e Fierit, i ka bërë thirrje që të vërë në pranga edhe kryetarin e Bashkisë së Fierit Armando Subashi. Në një konferencë për mediat, pak orë pas urdhër arrestet e SPAK për disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë, Tabaku u shpreh se përgjegjësitë nuk janë të ndara. Ajo deklaroi në nisje të fjalës së saj se nuk është bërë mjaftueshëm për këto hetime.


“Pra përgjegjësitë e këtyre individëve nuk janë të ndara. Në inceneratoerin e Fierit që të jetë e plotë me përgjegjësi të plotë duhet njëkohësisht dhe sipas kallëzimit që PD ka bërë të vazhdohet dhe me shtetasin Armando Subashi”, tha Tabaku.

LAJMI KRESOR: EMRAT-MASAT/ Inceneratorët, SPAK lëshon urdhër arreste, të përfshirë zyrtarë dhe biznesmenë

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku spak per inceneratoret jorida tabaku spak per inceneratoret

Sondazh

Poll