Politike

Xhelal Mziu: Nuk kam dalë në asnjë moment kundër Sali Berishës

28 Mars 2022, 20:48 Nga DOSJA
Xhelal Mziu: Nuk kam dalë në asnjë moment kundër Sali

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu thotë se gjatë përçarjes së Partisë Demokratike, nuk ishte kundër Sali Berishës, ndonëse ai mbështeti dhe vendosi t’i bashkohej grupit të Lulzim Bashës. Në një intervistë për emisionin “Log”, Mziu tha se nuk ka bërë asnjë deklaratë kundër Berishës.

“Absolutisht nuk kam dalë kundër Sali Berishës. Nuk kam bërë as ndonjë prononcim kundër, as ndonjë votë kundër. Kam qenë në PD dhe vazhdoj të jem. Mora pjesë se ishte një grupim i PD, që edhe sot nuk është i certifikuar,”- u shpreh Mziu. Ndërsa shtoi se nuk i intereson të vijojë beteja në gjykatë për statutin e PD-së.

Ndërkohë deputeti ka munguar në “Foltoret” e Berishës në Dibër, ndërsa shpesh herë ka pasur edhe përplasje me mbështetës të ish-kryeministrit edhe në rrjetet e tij sociale. (Shiko këtu)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike xhelal mziu xhelal mziu

Sondazh

Poll