Politike

Nafta, kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve: Çmimi u ul vetë, qeveria ndërhyri dhunshëm

28 Mars 2022, 19:13 Nga DOSJA
Nafta, kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve: Çmimi u ul

TIRANË– Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj ka treguar prapaskenat e bisedimeve në Bordin e krijuar nga qeveria për rritjen e çmimit të naftës dhe karburanteve të tjera në vendin tonë.

Në fjalën e tij për emisionin “Open”, Aliaj tha se Bordi nuk e ul dot çmimin nëse nuk lëviz bursa, duke shtuar se qeveria ka ushtruar presion mbi ta. Por ai ka shtuar se deri më tani fitimi i tyre ka qenë në mesataren 0.

“Nuk e ul Bordi dot çmimin, nëse unë e blej një gjë 200 lekë, si do më thotë shite 150? Na kanë detyruar që të shesim me ulje. Kemi negociuar, kemi çuar dokumenta. Të kuptohemi drejtë. Nuk u ul çmimi me telekomandë. Nafta ra dhe u ul çmimi në 203 lekë/litër. Ulja dhe rritja kanë ardhur për efekt të bursës. Çmimi u ul vetë, qeveria ka ndërhyrë dhunshëm. Me kemi pas fitim me mesatare 0. Ta dini!,”-u shpreh ai ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bordi i administrimit te karburanteve luigj aliaj bordi i administrimit te karburanteve luigj aliaj

Sondazh

Poll