Aktualitet

Kriza energjetike/ Eksperti paralajmëron skenarin më të keq: Nëse s’bie shi, kemi kolaps!

28 Mars 2022, 21:22 Nga DOSJA
Kriza energjetike/ Eksperti paralajmëron skenarin më të keq:

TIRANË– Eksperti i energjisë, Eduart Elezi ka paralajmëruar se në Shqipëri mund të ndodh skenari më i keq, ku thekson se nëse nuk do të ketë reshje shiu në muajin prill, atëherë mund të përballemi me kolaps energjetik. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, tha se vetëm 2 metra e ndajnë Fierëzën që të prek atë që konsiderohet “pika e vdekjes”.

“Fierza është 247 kuota në liqenin e Fierzës. Ujëmbledhësi më I madh i kaskadës së Drinit është Fierza dhe pika që nuk duhet të punojë Fierza, është 245. 245 ka qenë në 2001 dhe ja qenë krizë në këtë sektor, pse përmendet kaskada e Drinit, kur kemi dhe HEC e vegjës dhe panelet diellore, kjo është pasha mbajtëse e furnizimit me energji elektrike. Nga të dhënat sinoptike, shihet që nuk do kemi reshje siç e menduam, asnjëherë nuk ka hyrë historikisht në nivele të tilla, pra po hyjmë drejt verës, po paralajmërohet një vështirësi shumë e madhe dhe duhet një ndërhyrje financiare e shtetit, duhet 1 miliard e 200 mijë euro, që ne të kemi energji, për këtë qeveria e ka shumë të vështirë, duhet ta menaxhojë me shumë kujdes, dhe mendoj që do jetë një kolaps shumë I madhe dhe të menaxhohet me seriozitet jo me deklarata për mediat, sipas asaj që mendoj nëse nuk do ketë reshje, do kalojmë në kolaps dhe do jetë një zinxhir në ekonominë shqiptare,”- tha Elezi.

Po ashtu, ndër të tjera ai shtoi se shkak për krizën nuk janë pasojat e luftës dhe luhatjeve të çmimit në tregjet ndërkombëtare, por e keqmenaxhimit të shtetit dhe institucioneve përkatëse.

“Kriza nuk ishte krizë për energjinë, por një krizë e keqmenaxhimit që i është bërë Kaskadës së Drinit, por edhe të OST. Prodhimi vendas i 2021 është 9 teravat dhe konsumi është 5.5 teravat, diferenca, prodhimi është më i lartë se konsumi. Problem është te çështja ligjore, menaxhimi publik, që ka të gjithë abuzimet e mundshme, edhe Skavica po të bëhet do të jetë për eksport, dhe në raste të veçanta për konsum vendas. Qeveria të investohet në termo, me gaz, që mund të menaxhohet në një treg rajonal, duhet të investohet edhe në sistemin e shpërndarjes se kjo është një katastrofë, OST ka pasur objektiva që nuk i ka realizuar,”-shtoi ai ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eduart elezi kriza energjitike ne shqiperi eduart elezi kriza energjitike ne shqiperi

Sondazh

Poll