Aktualitet

Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave në Kukës, procedohet penalisht 53-vjeçari

28 Mars 2022, 19:04 Nga DOSJA
Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave në Kukës, procedohet

KUKËS– Një 53-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se ka ndezur zjarr me qëllim për hapjen e kullotave në Shtiqen. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, 53-vjeçari ka ndezur zjarr në lagjen Konak, në fshatin Shtiqen, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kukës

Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave, procedohet penalisht 53-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve, proceduan penalisht shtetasin E. M., 53 vjeç, banues në fshatin Shtiqen. Ky shtetas ka ndezur zjarr në lagjen Konak, në fshatin Shtiqen, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kukes kukes

Sondazh

Poll