Aktualitet

“Plasin” vjedhjet në Yzberish! Administratori: Po iu paralajmëroj, mbyllni dyert! (FOTOJA)

28 Mars 2022, 18:50 Nga DOSJA
“Plasin” vjedhjet në Yzberish! Administratori: Po iu

TIRANË– Kriza duket se ka bërë të veten dhe qytetarët gjejnë si zgjidhjet vetëm: grabitjen. Këtë gjë duket se e dëshmon edhe një njoftim i vënë në kompleksin e një pallati në zonën e Yzberishit në Tiranë, ku administrator bën me dije se po ndodh “kërdia”. Sipas tij, në të gjithë pallatet kanë nisur grabitjet, duke kërkuar që të qytetarët të marrin masa.

Të nderuar banorë! Ju bëjmë me dije se në të gjithë pallatet përreth ka nisur vjedhja e banesave duke u futur nëpër hyrje, prandaj po iu paralajmëroj: Mos i prishni dyret e jashtme që të mos futen njerëz të huaj brenda. Në të kundërt nuk mund të mbaj më përgjegjësi,”-shkruhet në lajmërimin e dhënë.

Ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur ndonjë njoftim nga Policia e Shtetit për ndonjë fenomen të ngjashëm në këtë zonë. Por duket se “skifterët” kanë nisur nga puna…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne tirane tirane grabitje ne tirane tirane

Sondazh

Poll