Aktualitet

Pano Soko e shpjegon: Janë taksat ato që rëndojnë çmimin dhe jo tregu i karburanteve

28 Mars 2022, 20:08 Nga DOSJA
Pano Soko e shpjegon: Janë taksat ato që rëndojnë

TIRANË- Ekonomisti Pano Soko bëri një shpjegim të qartë se ku taksohen shqiptarët tek sektori i karburanteve. I ftuar në emisionin “Open”, Sako tha se problemi në vendin tonë janë taksat dhe jo tregu i karburantit. Sipas tij, çmimin e shtojnë akcizat dhe taksa e qarkullimit, ndërsa shton se tarifës i shtohet edhe evazioni fiskal.

“Ne mund t’i kuptojmë problematikat që mbart zinxhiri i prodhimit e deri te dalja në punë. Ne kemi një akcizë. Akciza është taksë ndëshkimore, mbi mallrat që krijojnë kosto me shpenzime për buxhetin e shtetit. Te nafta, te duhani, alkooli. Pse nafta? Se nafta dëmton ndotje, e shëndetin e njeriut, kështu shteti paguan, se paguan për spitalet. Ne këtë e kemi më të lartën. Po pse kemi taksë qarkullimi? Ne paguajmë te kolaudimi, pastaj paguajmë taksë regjistrimi. Ja ku u ezauruam për asetin që kemi, dhe dëmin që shkakton.

Për të mbyllur gropat dhe evazionit fiskal që shkaktojnë, ua marrim konsumatorëve. Ne jemi shoqëri e varfër, duhet të kishim konsumin e lirë. Taksat rëndojnë çmimin dhe jo tregu i karburanteve,”– tha Soko.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet çmimi i naftës në shqipëri pano soko çmimi i naftës në shqipëri pano soko

Sondazh

Poll