Aktualitet

ME VD- Gaz Paja përplaset me punëtorët në Tiranë: Tani do i shkojë videoja!

28 Mars 2022, 20:26 Nga DOSJA
ME VD- Gaz Paja përplaset me punëtorët në Tiranë: Tani

TIRANË– Publikohet një video ku aktori Gazmend Paja debaton me një grup punonjësish poshtë pallatit ku banon në Tiranë. Pamjet e publikuara nga JOQ, tregojnë aktorin të veshur me rroba shtëpie që diskuton me ta për diçka që nuk kuptohet qartë në video. Ai flet me punonjësit, ndërsa u tregon edhe se i ka filmuar por nuk dihet se çfarë ka xhiruar dhe përse.

“Kam kaq ditë! Tani do i shkojë me video meqë ra fjala…Ti si njerëz? Unë hera e parë që të shoh,”-dëgjohet në video Paja. Ndërkohë që mesazhi i qytetarit dhe video e mbërritur pranë redaksisë së JOQ, thuhet se Paja i ka kërcënuar punonjësit sepse i kishin prishur qetësinë për punime.

“Pershendetje Joq, Gaz Paja duke kërcënuar punetoret te Kodra e Diellit. Ka vilat atje dhe kërcënon punetoret pse punojnë… Punetoret po punonin dhe ai erdhi duke i kërcënuar se iu prish qetësia. Flm,”-shkruan qytetari.

Kohët e fundit, aktori është në qendër të komenteve në rrjet pas publikimit të lajmit se ka përfituar postin e “investitorit strategjik” duke fituar të drejtën e ndërtimit të një hoteli me 5 yje në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë. Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdoret për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gazmend paja gazmend paja

Sondazh

Poll