Aktualitet

“Rithemelimi” largoi ‘figurat’ e PD nga grupi i What’sApp, Malltezi kundër: S’është mirë!

28 Mars 2022, 20:43 Nga DOSJA

TIRANË– Operacioni “Fshesa” që ka nisur brenda selisë së Partisë Demokratike, duke se nuk është pritur mirë nga të gjithë. Dy ditë pasi Flamur Noka deklaroi se të gjithë të larguarit nga detyra prej ish-kryedemokratit Lulzim Basha do të rikthehen, në PD u shkaktuan lëvizje të tjera. Por mesa duket largimi i personazheve dhe deputetëve nga grupi i zyrës së shtypit, lajm që u pasqyrua nga Dosja.al, kanë bërë që të nisin pakënaqësitë.

Një nga zërat kundër duket se është edhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili ka komentuar në lajmin e publikuar nga Dosja.al, e të shpërndarë më pas nga Genc Sejko. (SHIKO KËTU) Malltezi shkruan se përjashtimi nuk është zgjidhje, duke kërkuar më shumë qetësi dhe punë nga të dy palët për t’u bërë bashkë në favor të demokratëve. Po ashtu ndër të tjera, thekson se dhe vetë lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon bashkim të palëve.

PJESË NGA KOMENTET E KAPURA NË FAQEN E SEJKOS:

Abi Malltezi: Ke te drejte, nuk eshte mire perjashtimi. Duhet qetesi dhe pune e perbashket jo kthimi tek e njejta monedhe

Komentuesi: Dmth ato qe ishin aty dhe hangren dajak e helm, 3dit buk e 1got vere…Epo sekti Lul’Q**** paska fat, kur n’fakt meritojn zvarr publikisht jo tinez…… Si mund t’bosh BASHKIM me demokratat duke u than se neser prap do jen drejtora e shefa te PD bush**** e 17-Majit. Or ti 1sh nese ke komenti per batut ateher jam dakort…

Abi Malltezi: Nuk duhen harruar por nuk mund te kthehemi tek e njejta monedhe. Une jam ne foto mes 200 litrave gaz lotues. Nuk e harroj se ishte Turp e Krim, por ai burri qe u perball me gazin por mori edhe shpifje dhe qindra thika ne kurriz nga ata qe u bene ministra e drejtora, tani po tregon maturi dhe kerkon bashkim.

Nëse njerëz pranë Berishës janë kundër lëvizjeve, kush është dora që po fshihet pas tyre? Cili apo cila po e “pastron” PD-në?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike genc sejko jamarbër malltezi sali berisha genc sejko jamarbër malltezi sali berisha

Sondazh

Poll