Aktualitet

Operacioni “Fshesa” brenda PD!Hiqen ‘figurat’ nga grupi i shtypit,nga Bardhi tek gazetarët

28 Mars 2022, 16:12 Nga DOSJA
Operacioni “Fshesa” brenda PD!Hiqen ‘figurat’ nga grupi

TIRANË– Nis operacioni “Fshesa” brenda selisë së Partisë Demokratike! Pasditen e sotme kanë nisur lëvizjet dhe ‘zhdukjet’ e personave përgjegjës të grupit të mediave të PD-së. Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga Dosja.al, një nga administratoret e grupit ka hequr me radhë kolegët e saj por edhe deputetë të Partisë Demokratike, si për shembull Ina Zhupën dhe sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhin.

Po ashtu nga “fshesa” që ka në dorë zëdhënësja për shtyp, Silvi Bardhi janë kapur edhe gazetarët dhe këshilltarë të ish-kryedemokratit Lulzim Basha, janë përfshirë edhe Patrik Sadikaj dhe Desada Metaj, e po ashtu edhe fotografë që kanë shoqëruar ish-numrin një të PD-së nëpër takimet e tij.

Mesa duket grupi i Rithemelimit të PD-së e ka marrë shumë seriozisht detyrën për të fituar kontrollin absolut brenda godinës së selisë blu, aq sa kujdesen edhe për gjërat më të vogla. Aq sa kanë ndryshuar dhe foton e grupit me simbolet e reja dhe emrin në: Media- Partia Demokratike.

Deri më tani, lëvizjet janë dedektuar vetëm nga Dosja.al, ndërsa ende nuk ka asnjë sqarim zyrtar nga PD se çfarë po “gatuhet” brenda mureve të selisë e kush është ‘urdhëruesi’ i “fshesës”. Ndërkohë që edhe kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ende nuk ka bërë asnjë reagim.

Ç’të ketë ndodhur vallë? Cila do të jetë lëvizja e radhës? Dyert e dritaret e blinduara u hoqën, po ashtu edhe “të padëshiruarit” nga grupi. Po tani?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike grupi i pd partia demokratike grupi i pd partia demokratike

Sondazh

Poll